Katërnjakë, binjakë midis tyre

26/04/2013 14:40

Julian dhe Sharon Turner mund të krenohen se kanë realizuar diçka, e cila në jetë ka vetëm një në 70 milionë mundësi që të ndodhë.

Të tilla janë mundësitë që të lindësh katërnjakë, të cilët janë njëkohësisht binjakë të ndarë dy e nga dy me njëri-tjetrin.

Një kombinim krejtësisht i pazakontë, që ndodh shumë më rrallë se goditja nga një rrufe, qënia pasagjer në një aksident ajror, fitimi i llotarisë apo vëzhgimi i një mini-meteori që godet Tokën.

Prej disa vitesh, babai 43-vjeçar dhe nëna britanike 36-vjeçare e kishin të vështirë që të ngjiznin një fëmijë.

Për këtë arsye, ata vendosën që t’i drejtoheshin praktikës së farëzimit artificial, i cili i dhuroi jo një, por katër fëmijë njëkohësisht.

Por, ajo që është edhe më e rrallë, fëmijët lindën binjakë midis tyre, pra midis katër foshnjeve, James dhe Joshua janë binjakë identikë mes tyre, ashtu si Lauren dhe Emily, dy motrat binjake identike midis tyre.

Për shkak të komplikimeve në shtatzani, foshnjet lindën në muajin e shtatë, por pas një muaji në inkubator për shkak të peshës së vogël në momentin e lindjes, secili prej katërnjakëve gëzon shëndet të shkëlqyer.

Top Channel