Imazhi i Churchill në kartmonedhat britanike

26/04/2013 00:00

Portreti i Winston Churchill do të shfaqet tek kartëmonedhat prej pesë stërlinash që do të dalin në qarkullim në vitin 2016.

Këtë e konfirmoi guvernatori i Bankës së Anglisë, Mervyn King. Churchill bëhet politikani i parë i Britanisë moderne imazhi i të cilit vendoset në kartmonedhë, duke zhvendosur kështu imazhin e mbretëreshës.

Imazhi që do të përdoret në këto kartmonedha është shkëputur nga një fotografi e dhjetorit të vitit 1941, fotografi e shkrepur nga fotografi Yousuf Karsh. Sfondi i fotos është më domethënësi. Në të duket Big Ben-i dhe ora e tij që shënon 15:00. Pikërisht në këtë orë të 13 majit të 1940-ës, Churchill mbajti fjalimin e tij të famshëm para Dhomës së Përfaqësuesve: “S’kam asgjë për t’ju ofruar, përvec gjakut, lodhjes, lotëve dhe djersës”.

E njëjta frazë dhe trofeu i cmimit Nobel për Paqe do të stampohet edhe në kartmonedhën e re. Churchill e mori cmimin prestigjoz në vitin 1953.

Top Channel