Golfi nuk është vetëm sport i vështirë që kërkon përqendrim e stërvitje të madhe, por është edhe sport i rrezikshëm, sidomos kur në fushë hyn një…aligator.

Në Luiziana të Shteteve të Bashkuara po mbahet “PGA Tour Zurich Classic”, një turne i një niveli ndërkombëtar ku marrin pjesë emra të njohur në ranglistën e sportit të golfit. Të gjithë ishin mbledhur dhe gati për të nisur garën e radhës së këtij turi, por një “i paftuar” tërhoqi vëmendjen të gjithë tek vetja.

Bëhet fjalë për një aligator rreth 3 metër të gjatë që u shfaq në tapetin jeshil të fushës. Reptili për disa minuta erdhi vërdallë nëpër të, deri në momentin kur organizatorët e turneut dhe autoritetet e mbrojtjes së kafshëve, ndërhynë duke e nxjerrë kafshën sërish në habitatin e saj natyral.

 

Top Channel