Një breshkë i mbijetoi një lufte 15 minutëshe me një aligator, një specie e familjes së krokodilëve, pasi pavarësisht nofullave më të forta nga të gjitha speciet e tjera të planetit Tokë, aligatori nuk arriti të thyente guackën e breshkës.

E mbetur në gojën e grabitqarit për më shumë se çerek ore, breshka shpëtoi pa asnjë të gërvishtur, kur pas tentativave të panumërta, aligatori nuk arriti të thyente mburojën e fortë kockore të breshkës.

Dyluftimi i pazakontë u kap në kamera nga një kameraman i natyrës së egër, që rastësisht ndodhej në kënetën e shtetit të Xhorxhias, në SHBA, për të zhvilluar një dokumentar mbi jetën e aligatorëve.

Top Channel