Regjistrohen koalicionet në KQZ

24/04/2013 00:00

Rreth pesë orë përpara skadimit të afatit zyrtar, Partia Socialiste dorëzoi e para në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin e rregjistrimit të koalicionit të saj garues për zgjedhjet e 23 qershorit.

Opozita ka në përbërje të koalicionit të saj plot 40 parti, duke përbërë edhe koalicionin më të madh të këtyre zgjedhjeve.

Kërkesa për rregjistrimin e koalicionit, që opozita e ka emërtuar “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, është dorëzuar në protokollin e KQZ-së nga përfaqësuesit ligjorë në këtë institucion, Genc Gjonçaj dhe Eridian Salianji.

Përpos partive tradicionale të së majtës, aleanca e opozitës do të ketë edhe parti e grupime të së djathtës.

Ndërkaq, pak para orës 22:00, pranë institucionit më të lartë zgjedhor shkoi edhe përfaqësuesi i demokratëve Njazi Kosovrasti.

Ai dorëzoi kërkesën zyrtare të rregjistrimit të koalicionit të djathtë, “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”. Zoti Kosovrasti dorëzoi listën me 26 parti.

Top Channel