PR zëvendëson komisionerët e LSI-së

23/04/2013 19:35

Vendimi i Kuvendit për t’i hequr LSI-së anëtarin e propozuar prej saj ne KQZ ka vijuar me zëvendësimin edhe të perfaqësimit të kesaj partie në komisionet në të gjithë piramiden zgjedhore.

Mbledhja e katër anëtarëve të institucionit më të lartë zgjedhor ka konkluduar me vendimin e aktit për t’i dhënë komisionerët e LSI-së, Partisë Republikane.

Por, deri këtu të majtet nuk kanë kundeshtuar. Debati pati si shkak refuzimin qe kryetarja e KQZ-se i beri kerkeses se perfaqesuesit te LSI, parti ne kushtet e forces se dyte me te madhe ne koalicionin opozitar kerkon të zevendesojë komisioneret e PBDNj-së.  

Kryetarja e KQZ-se kërkoi që për këtë zevendësim, LSI të sjelle kërkesë me shkrim, e cila tha se do të shqyrtohej në një mbledhje të ardhshme, ndërsa vetëm pas pak minutash përfshiu në rendin e ditës një tjetër çështje, çka shkaktoi irritimin e përfaqësuesit të LSI-së.

”Po fusni një çështje të re në rendin e ditës, fusni edhe kërkesën tonë se s’ka kuptim që i miratoni komisionerin e Partisë Republikane, e po i bëni ZAZ-të me tetë komisionerë praktikisht. Kur i jepni Partisë Republikane komisionerin, bëjeni zëvendësimin tamam. Po le ta shikojnë shqiptarët se kush është KQZ, kjo është një KQZ me dy standarte”, protestoi sekretari i LSI-së për çështjes zgjedhore, Ylli Manjani, përpara se të largohej nga salla.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrezoi si kerkese jashte afatit ligjor regjistrimin e Sazan Gurit, si kandidat i pavarur. 

Top Channel