Kur kanë mbetur edhe rreth 24 orë nga regjistrimi në KQZ të koalicioneve zgjedhor, për AK-në e Kreshnik Spahiut mbetet ende i paqartë dhe me shumë pikëpyetje se në cilin koalicion ai do të pozicionohet, në një kohë kur bisedimet me PS duket se janë futur në një rrugë pa krye.

Kreshnik Spahiu pasditen e së martës në emër të asaj që ai e quajti interes kombëtar i drejtoi të gjitha partive politike 6 kërkesa të cilësuara prej tij si një Pakt Kombëtar.

“Konfigurim të të gjithë gjithë mekanizmit elektoral, duke përfshirë kapacitetet njerëzore dhe ekspertët e propozuar nga Aleanca Kuqezi në të gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore, duke filluar nga komisionet e qendrave të votimit, KZAZ-të, grupet e numërimit e deri tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili është në prag të shpërbërjes. Miratimin e një strategjie dhe platforme për heqjen e doganave mes dy shteteve shqiptare, Shqipëri dhe Kosovë dhe heqjen e cdo barriere tjetër që pengon unifikimin kombëtar”, tha zoti Spahiu.

Pjesë e kërkesave të AK-së janë edhe heqja e të gjitha pengesave që do të cojnë drejt hetimit dhe ndëshkimit të cdo zyrtari të lartë politik duke filluar nga kryeministri Berisha si dhe ndarjen e tre pushteve. Spahiu qartësoi pozicionin e AK nëse këto kërkesa nuk merren në konsideratë nga ato parti që janë të interesuara ta kenë AK pjesë të koalicionit.

“Në këto orë që kanë mbetur në presim që partitë opozitare t’i bashkohen AK-së, në të kundërtën bëjme me dije se kemi zgjedhur një koalicion tjetër, dhe ai është aleanca me popullin shqiptar. AK nuk bën kompromis me këto parime, as në këmbim të karrikeve të deputetëve, as në këmbim të karrikeve të ministrave”, deklaroi kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu.

Pavaresisht 6 pikave të deklaruara nga kreu i AK, negociatat me PS ndodhen ne nje pike kritike edhe per nje debat tjeter, qe eshte ai deputeteve. Burime nga grupet negociatore, te cilat jane takuar edhe paraditen e te martes, bejne me dije se AK ka kerkuar 3-5 deputete ne listen e PS, c’ka nga socialistet eshte konsideruar e papranueshme.

Top Channel