PS: 2013, viti më i keq fiskal

20/04/2013 00:00

Partia Socialiste akuzoi keqqeverisjen e vendit si shkakun e rënies së
treguesve fiskalë, duke theksuar se 2013-a është viti më i keq për
ekonominë shiptare këto 22 vjet.

“Investimet janë më të ulëtat në këto pesë vitet e fundit. Treguesit fiskale raportojnë për decifitinn aktual që është 45 për qind më i lartë, se ai i të njëjtës periudhë i vitit 2012. Tek deficiti dhe financimi i tij, vërehet se ai është financuar me 6.3 miliardë lekë më shumë se plani, gati 50 për qind më shumë dhe se treguesi i financimit, gjithashtu edhe shumë i lartë se një vit më parë, është 129 për qind më shumë”, thotë Edison Konomi, deputet i PS-së.

Të rinj të PD kalojnë tek FRD

Një grup të rinjsh aktivistë të Partisë Demokratike nga Tirana i janë bashkuar FRD-së.

“Prej vitesh ne kemi marrë pjesë në fushata elektorale për të mbledhur vota për Partinë Demokratike, me shpresën e sinqertë se kjo parti dhe lidershipi i saj do të sillnin një ndryshim pozitiv për shoqërinë shqiptare.PD, e sotme nuk ka asgjë të përbashkët me forcën politike, që shqiptarët votuan në 2005. Sistemi qeverisës aktual është tërësisht korruptiv dhe amoral. Rinia dhe e djathta janë braktisur prej kohësh”, tha Mia Koka, ish-aktiviste e PD-së.

PSD e G99 prezantojnë kandidatë për deputetë

Kreu PSD-së Skender Gjinushi gjatë një takimi elektoral në Fier prezantoi zotin Eduard Xhaferri si kandidat për deputet.

Ndërsa G 99 prezantoi kandidatin për deputet në qarkun e Korcës. Kreu i G99 Ervin Mete do të jetë edhe kryesuesi i listës së kandidatëve për këtë qark.

Top Channel