Nese je beqar dhe ben pjese ne shoqerine e saj, nje gje eshte e sigurte: Se paku nuk do te te mungoje kurre shansi te njohesh dike.

Por, nuk eshte çudi qe permes saj te lidhesh fatin e jetes. Kjo gje Ersejles i ka funksionuar disa here.

Ajo eshte nje vajze e re qe ka nje pasion pak ndryshe nga moshatataret e saj. i pelqen te njohe dhe bashkoje njerez. Lindita, mikesha e saj thote se Ersejles truri i punon gjithmone per kete gje.

“E ka dhunti te pershtate dhe ne momentin e pare eshte shumë e gatshme te te prezantoje. Thote njoh një djale, njoh nje vajze, dua te te prezantoj dhe në shumicen e rasteve ja del te bashkoje njerez”, thotë Lindita.

Eshte e pamundur te ulesh ne nje tavoline me 30-vjeçaren pa prekur temen e mblesit. Por, mikeshat e saj kjo gje nuk i bezdis aspak.

“Edhe në biseda thote qe kjo goce shkon shume me kete çun, ky me kete goce”, thotë Edlira. “Ka deshire qe gjithmone të afroje personat rrotull saj, i pelqen kjo gje”.

Edhe kur shoqeve te saj tema nuk u perket te pakten kane dicka per te mesuar nga Ersejla. Ajo, me deshiren e saj te madhe gjithmone per te lidhur njerez eshte nje model frymezues.

“Per mua nuk e ka hapur katalogun se e gjeta vete, por kur ajo ka prezantuar jane takuar dhe jane martuar”, shton Edlira.

Shoqet e admirojne kete aftesi te Ersejles per te bashkuar njerez, vecanerisht energjine pozitive qe ajo shfaq kur niset per te bere nje bashkim. Por, edhe pse shoqe te vjetra me njera- tjetren, ato nuk kane mundur ta adoptojne dot kete aftesi te sajen.

Lindita, me sinqeritet pranon: “Une kam provuar ta njoh ate ne nje here me dike, por nuk me funksionoi. Megjithatë, asaj i funksionon gjithmone me te tjerë, ka pasur raste qe edhe jane martuar personat që ajo ka prezantuar”.

Dhe nje prej çifteve te lidhur ne martese jane Vali dhe Eno, te bekuar ne lidhjen e tyre me nje djale shume te bukur, Orestin. Edhe pse jetojne ne Greqi , ata mbajne nje lidhje te forte me mbleseruesen e tyre. Sot kane per t’I dhene Ersejles nje lajm te bukur.

Top Channel