Kanë thuajse një gjysëm shekulli bashkë. Thone se jane bere per njeri-tjetrin dhe se per asnje cast nuk do jetonin pa shoqin.

Kur Luljeta dhe Todi flasin per lidhjen e tyre, kupton se edhe sot pas 49 vitesh martese ata jane ende te dashuruar me njeri-tjetrin, megjithese bashkimi i tyre ka qene nje mbleserim.

“Në fakt ishte dashuri me shikim të parë, se që natën që e pashë më pëlqeu, paçka se nuk e njihja mirë”, kujton me nostalgji Todi.

Çifti Bozo eshte modeli me i perkryer per t’u pasur ne nje histori martese. Gjithmone te pandare, ata ngjallin admirim tek miqte e tyre , te cilet nese jane njohje te Luljetes do te behen patjeter edhe miq te Todit.

Merita, nje ish-studente e Luljetes, sot kolege me te, tregon per marredhenien e rralle te çiftit: “Luljeta është një person që unë e kam adhuruar gjithmonë. Është shumë e veçantë dhe tani vazhdoj të punoj me zyshën, por gjithmonë ka pasur në plan të parë familjen, sidomos me Todin që e merr gjithmonë kudo të jetë i shikon bashkë. Kanë një komunikim shumë të mirë, janë të rrallë çiftet si zysha me Todin”.

Te dy te skajshem ne profesione, Lujeta inxhiniere ndertimi e Todi regjizor, nuk u ka munguar kurre motivi per te qene gjithnje bashke, ne cdo aktivitet te rendesishem profesional, udhetime dhe sipermarrje te ndryshme. Mikut te tyre te vjeter Enverit, kjo gje i ben vertet pershtypje.

“Ata janë një model i vërtetë për të gjithë. Asnjëherë nuk u kanë munguar aventurat. Një herë, u nisën në Rusi dhe kaluan nga Moldavia, që ishte në gjendje lufte dhe nuk ndaleshin. Marrëdhënia e tyre ka qenë e mbushur me emocione dhe ngjarje të rralla të veçanta”, kujtoi Enver Doda.

Jane frymezues per gjithe rrethin e miqve dhe veçanerisht marredhenia qe kane mes tyre ngjall admirim.

“Është e çuditshme që gjatë kësaj periudhe gati 40-vjeçare që njihemi, gjithmonë kanë qenë bashkë dhe gjithmonë kanë pasur harmoni. Në çdo shaka, darkë, lëvizje, punë, në çdo moment, kanë parë gjithmonë harmoni”, deklaroi Kujtim Çela.

Kane pak qe kane festuar pervjetorin e 49- te te marteses dhe Todi nuk ka harruar edhe kete vit qe per te 49-ten here te sjelle per Luljeten simbolin e dshurise se tyre, lule narcize.

Nuk e kam për lutljet pra ta shof përditë, ndihem sikur jam mangut, më mungon një pjesë e imja.

Këta 49 vite jemi bërë të pandarë, kudo që shkojmë në aktivitete, në shëtitje në cfarë do gjë ne do të  jemi gjithmonë bashkë dhe aq jemi të lidhur me njëri-tjetrin sa edhe truri na punon njësoj.

“Kur nuk e kam lultjetën pranë, ndihem sikur jam mangut. Jemi dy shpirtra binjakë, aq të shkrirë dhe të lidhur me njëri-tjetrin”, thotë Todi.

“Këto 49 vite jemi bërë të pandarë dhe aq të lidhur, sa edhe truri na punon njësoj”, thotë ende e dashuruar thellësisht, Luljeta.

Top Channel