Hamburgeri me çmimin e kafesë. “McDonald’s” ka ulur çmimin e produktit
të tij simbol në 90 cent, nën pragun e një euros tek i cili ishte
fiskuar që prej vitit 2004, pa ndryshuar recetën dhe cilësinë.

Lajmin e ka bërë të ditur grupi amerikan në një komunikatë për shtyp, ku sqaron edhe motivin për këtë vendim.

“Në një moment të vështirë si ky, kompania ka vendosur të japë një sinjal afërsie me konsumatorin”, sqaron zinxhiri i fast food-it.

“Kështu, pavarësisht se rritja e kostove të lëndëve të para bën të nevojshëm përshtatjen e çmimeve, grupi dëshiron të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje atij segmenti të klientelës që i drejtohet restoranteve të tij, duke kërkuar raportin më të mirë cilësi/çmim”, vijon më tej dokumenti.

Çdo vit, kujton më tej grupi amerikan, “McDonald’s” u shërben klientëve të tij rreth 20 milionë hamburger, paninia më e thjeshtë por edhe më e famshme pas Big Mac.

Hamburgeri zgjidhet kryesisht nga klientët në moshë të re, mes 14 dhe 24 vjeç. Ingredientët e tij janë buka, mishi 100 për qind i pastër, kastraveci, qepët dhe salca.

Top Channel