Kemi hyrë tashmë në stinën e pranverës dhe gjithçka rreth nesh lulëzon. Kanë çelur pemët frutore me lulet e tyre karakteristike që pas pak muajsh do të na japin fryte të shijshme dhe të shëndetshme.

Po duket se kjo pranverë, ndoshta për shkak te një klime të veçantë, ndonjë ndikimi ende të panjohur atmosferik apo biologjik, që për momentin mbetet një mister i vërtetë, ka prodhuar edhe një frut shumë të veçantë.

Një pemë krejt e zakonshme ka nisur që prej disa ditësh te çelë makarona spageti. Po, dhe e gjitha kjo ka ndodhur ne bahçen e një familjeje nga Kombinati në Tiranë.

Burri i shtëpisë, Shefkiu është çuditur pa masë kur mëngjesin e një jave më parë vuri re fijëzat e gjata të bardha qe kishin mbushur nje pemë në oborrin e tij. Fillimisht çfarë nuk mendoi sepse pamja ishte e jashtëzakonshme.

Në fjalët e tij, zoti Hajredini rrëfeu se si e pa dhe si u çudit. Rrefeu se si e zgjoi nga gjumi dhe se bashku nisen qe t’i vinin shkurres rrotull dhe me pas nisen qe te mblidhnin nje nga nje fijet e makaronave dhe t’i vendosnin ne nje shporte.

Makaronat e para të pemës së tyre çifti vendosi t’i gatuajë për nipërit. Në një fundjavë plot diell, Kristi dhe Bruno erdhën për të vizituar gjyshërit dhe për të shijuar drekën e veçantë. Ndërkohë, nënë Dila tregon se tashmë po mendojnë se si ta shndërrojnë në një biznes fitimprurës pemën çudibërëse.

Megjithëse një rast i padëgjuar, ambientalistët kanë një shpjegim. Sazan Guri tregon se ky fenomen mund të ndodhë për shkak të ndotjes së ambientit.

Tashmë pronarëve të pemës së makaronave iu mbetet që ta menaxhojnë me kujdes atë dhe të luten që ky fenomen mos të ndodhë me fqinjët e tyre, në mënyrë që të fitojnë sa më shumë para.

Top Channel