”Mos dënoni me vdekje përdhunuesit e mi”

01/04/2013 16:25

Një grua e përdhunuar në grup nga gjashtë indianë muajin e shkuar bëri thirrje që drejtësia e vendit aziatik të tregohet e mëshirshme dhe t’i falë jetën agresorëve të saj.

E reja u sulmua ndërsa së bashku me bashkëshortin po vizitonte një zonë rurale pranë Nju Delhit. Gjashtë përdhunuesit, në fillim rrahën deri në humbje ndienjash bashkëshortin, përpara se të dhunonin seksualisht zviceranen.

Ata u arrestuan brenda disa ditësh dhe në bazë të një ligji të ri të miratuar në mars, pas disa rastesh përdhunimesh tronditëse në vend, ndëshkimi penal për këtë krim u rrit deri në dënim me vdekje.

Në muajt e fundit, India është tronditur nga disa raste përdhunimesh në grup, midis të cilave ai i një studenteje 23-vjeçare në muajin dhjetor.

E reja humbi jetën si pasojë e keqtrajtimit gjatë abuzimit të ndodhur brenda një autobuzi urban, ndërsa gjashtë persona u arrestuan, duke ngjallur një valë tërbimi kombëtar dhe protesta të shumta, në kërkim të dënimit të tyre me vdekje.

Si pasojë e këtyre rasteve, të dhënat zyrtare kanë treguar për një rënie të ndjeshme të numrit të turistëve në Indi në tre muajt e fundit, me një rënie të përgjithshme prej 25%, e cila llogaritur vetëm me turistet e huaja femra, shkon në 35%.

Top Channel