Burri pa fytyrë martohet me gruan e djegur

01/04/2013 00:00

Një burrë amerikan, i cili i është nënshtruar një transplanti të plotë të fytyrës, u martua me një grua e cila ka pësuar djegie të rënda në shumicën e trupit të saj nga një aksident me makinë.

Ceremonia u zhvillua në të njëjtën kishë ku dhëndrri pësoi incidentin e tmerrshëm që e shpërfytyroi krejtësisht pesë vjet më parë.

Dallas Wiens ishte duke lyer kishën kur ra në kontakt me rrymën elektrike, gjë që i shkaktoi verbim dhe shkrirjen totale të fytyrës. Tre vite më vonë, ai u bë personi i parë në SHBA që kreu një transplant të plotë fytyre.

Ndërsa nusja e tij, Jamie Nash, i shpëtoi për mrekulli vdekjes pas një aksidenti automobilistik në vitin 2010. Makina u përfshi nga flakët dhe ajo u bllokua brenda mjetit duke u djegur rëndë në duar, këmbë dhe kurriz.

Top Channel