Akrobaci të pamundura me makinë

01/04/2013 00:00

Këto akrobaci të pabesueshme me makinë vijnë nga të rinjtë e Arabisë Saudite, të cilët kalojnë kohën duke ecur të anuar në dy rrota.

Shoferi manovron me timon, ndërsa pasagjerët ndihmojnë në animin e makinës dhe ecjen e saj me dy rrota në rrugët e boshatisura të vendit me shkretëtirë.

Sikur të mos jetë mjaftueshëm e rrezikshme, të rinj të tjerë zgjedhin të rrinë në mes të rrugës duke lejuar makinën që t’i kalojë vetëm disa centimetra sipër kokës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA