Marian Kola, shqiptari i arratisur nga burgu i Trikallas, është personi që ka qëlluar me armë kallashnikov kundër policisë, dy ditë më parë në Korinth.
Episodi i dhunshëm përfundoi me vrasjen e një kalimtareje 25-vjeçare. Kola u njoh prej pronarit të tavernës së grabitur prej tij, pak minuta para përleshjes së armatosur midis bandës së tij dhe policisë, në aksin Korinth – Epidavros.
Ndonëse operacioni i policisë vazhdon në gjithë zonën e Peloponezit, autoritetet kanë mundur të gjejnë vetëm makinën e grabitësve në një pyll pak kilometra më tutje.
Sipas autoriteteve greke, 35-vjeçari Kola konsiderohet si një ndër kriminelët më të egër në Greqi. Ai është arrestuar në vitin 2010, mbas një tjetër përleshjeje të armatosur me policinë, këtë herë në lagjen Virona të kryeqytetit helen.
Gjatë asaj përlpasjeje të armatosur mbeti aksidentalisht i vdekur, prej armëve të policisë, një tjetër shqiptar, Todi Nikolla, nga Saranda, 25 vjeç.
Top Channel