Nick D’Alosio mund të jetë 17-vjeçari më i pasur në botë. Të paktën kur bëhët fjalë për pasuri të krijuar vetë dhe jo të trashëguar. I riu britanik fitoi plot 30 milionë dollarë nga shitja e një aplikacioni për smartphone që mundëson përmbledhjen e lajmit në 400 karaktere.

Krijesa e 17-vjeçarit quhet “Summly” dhe është blerë nga Yahoo për shumën marramendëse. Por Nick ende nuk mund të përdorë paratë pasi nuk ka mbushur 18 vjeç. Deri atëherë pasuria do të menaxhohet nga familja e tij.

Filmi “Agon”, i regjisorit Robert Budina, pas Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Çikago, ka marrë një tjetër çmim po në Amerikë. Historia e dy shqiptarëve që zgjodhën të emigrojnë në Greqi është vlerësuar si “Filmi më i mirë i huaj”. Filmi sjell dramën e dy vëllezërve, të cilët për tu integruar zgjodhën rrugë të ndryshme. Ky film, që sot po “rrëmben” çmime njëri pas tjetrit në festivale ndërkombëtare, kur u shfaq në Tiranë hapi debate dhe diskutime për skenat e forta të dhunës dhe pozicionin e shqiptarëve në këtë film, karshi atyre grekë. Edhe aktori protagonist, Guljem Kotorri, është vlerësuar si aktori më i mirë në Festivalin e Filmit “Bloody Hero International Film Festival” në Arizonë të SHBA-së.

Papa Francesku i Parë dëshiron të mbetet gjithmonë pranë besimtarëve të thjeshtë. Ai lau dhe puthi këmbët e 12 burgosurve në një institucion riedukimi për të rinjtë në Romë. Larja e këmbëve është një traditë e krishterë që kujton “Darkën e Fundit” të Krishtit, ritual që sot zhvillohet çdo të enjte para Pashkëve, në kujtesë të përuljes së Jezusit, i cili lau këmbët e dishepujve të tij.

Videolojërat mund të jenë mjaft të dobishme për zhvillimin e trurit të fëmijëve. Përkundër paragjykimeve të prindërve, është Akademia Franceze e Shkencave që ka publikuar këtë studim. Specialistët mendojnë se video-lojërat zhvillojnë aftësinë e të menduarit dhe aktivitetin mendor, por nga ana tjetër nënvizojnë faktin se kompjuteri është vetëm njëri nga mjetet që mund të përdorim për të kuptuar ambientin përreth. Studiuesit nuk lënë pas dore edhe rëndësinë e aktivitetit fizk për fëmijët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA