Humb gjysmën e fytyrës, mjekët ia rindërtojnë (KUJDES! IMAZHE TE RENDA)

29/03/2013 00:00

Një 60-vjeçar britanik i cili humbi gjysmën e fytyrës së tij për shkak të një forme agresive kancerit, falë zhvillimit të teknologjisë mjekësore dhe nënshtrimit të një sërë operacionesh “rindërtimi”, ka tashmë fytyrën e plotë.

Britaniku Eric Moger, 60 vjeç, humbi gjithë anën e majtë të fytyrës, përfshirë këtu syrin, gjysmën e kërcit hundor dhe pjesën tjetër anësore, aq sa nëpërmjet plagës së krijuar mund të shihej gjuha.

Plaga, përvec sikletit të paraqitjes në publik, i kishte shkaktuar edhe çrregullime në të folur. Mjekët fillimisht ndërhynë duke i hequr komplet masën tumoriale, ndërsa fazat e tjera për shërimin e plot të tij u pasuan nga seanca kimio dhe radioterapie ekstreme.

“Kur më thanë që do më hiqnin anën e fytyrës time, nuk e kisha idenë se heqja do të ishte kaq ekstreme”, thotë 60-vjeçari.

Pas këtyre operacioneve, që përfunduan rreth 4 vite më parë, Eric konsiderohej i shëruar plotësisht nga kanceri. Ajo që mbeti ishte pamja e tij. Për të rikthyer sadopak tiparet e mëhershme të tij, Eric iu drejtua kirurgjisë plastike.

Mjekët estetistë ndërhynë duke përdorur teknologjinë 3D për rindërtimin e gjysmës së munguar të fytyrës së 60-vjeçarit. Pas një sërë operacionesh, Eric sot ka fytyrën e tij, gjysmën natyrale dhe gjysmën tjetër prostetike.

Top Channel