Angli, triko leshi për qengjat

29/03/2013 00:00

Fermerët anglezë kanë vendosur që të veshin me triko leshi qengjat në mënyrë që t’i mbijetojnë temperaturave shumë të ulta që kanë përfshirë Britaninë e Madhe.

Këto do të jenë Pashkët më të ftohta të regjistruara në ishull që kur ka nisur matja e temperaturave.

Deri tani mendohet se kanë ngordhur 10 000 qengja në të gjithë vendin. Për këtë arsye, një fermere nga Birmingemi ka vendosur që t’i veshë me triko leshi.

“Janë më të bukur dhe i rezistojnë ngricës”, thotë Holly Beckett.

Top Channel