Në kontakt të përditshëm me vdekjen

28/03/2013 17:15

Dhjetëra, qindra metra mbi nivelin e tokës, duke u mbajtur pezull vetëm
me një dorë, një skenë e parë shpesh në filmat e Hollivudit, por një
realitet i përditshëm në jetën e një ukrainasi.

26-vjeçari, i diplomuar për juridik, vendosi që të ndahej nga jeta e
tij e mëparshme brenda një zyre, për t’iu dedikuar një profesioni të ri,
në gjendje për t’i transmetuar adrenalinë.

Një “Spiderman” i
jetës reale, juristi ka një filozofi të veçantë për jetën. “Vdekja nuk
është gjëja më e keqe që mund të të ndodhë. Të gjithë vdesin, por jo të
gjithë jetojnë në mënyrën që kanë dashur. Nëse ke frikë të realizosh
gjërat që synon, atëherë është njësoj sikur të jetosh si një kavie
brenda laboratori”.

Një jetë në kontakt të përditshëm me vdekjen, ajo e juristit ukrainas ka vetëm një kufizim, financat.

Nëpërmjet
intervistës së publikuar në disa media ndërkombëtare, ai lëshoi një
thirrje ndaj të gjithë sponsorve potencialë, duke kërkuar para për një
qëllim të vetëm: Për t’u kacavjerrë në qiellgërvishtësit më të njohur të
botës, në stilin e tij të zakonshëm, pa asnjë lloj mjeti sigurie, për
ta mbrojtur nëse diçka shkon keq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA