
Për hërë të parë, popullsia hebraike në Izrael tejkaloi komunitetin hebre në Shtetet e Bashkuara duke e shndërruar Izraelin në kryeqendrën e botërore të kësaj popullsie të shpërndarë në të gjithë globin.
Institutin izraelit i statistikave publikoi regjistrimin e popullsisë. Sipas këtij regjistrimi, në Izrael jetojnë rreth 8 milion banorë prej të cilëve pak më shumë se gjashtë milion janë hebrenj, 1.6 milion janë arabë dhe 350 mijë janë të krishterë jo arabë.
Shifra prej më shumë se 6 milion hebrenjsh në Izrael tejkalon numrin e tyre në Shtetet e Bashkuara, ku të paktën sipas të dhënave zyrtare, numri i popullsisë amerikane që i përket këtij komuniteti, nuk i kalon 6 milion banorë.
Popullsia e Izraelit është rritur me ritme të shpejta, sidomos pas viteve ’90 kur mijëra hebrenj lanë ish-Bashkimin Sovjetik për të përfituar nga “Ligji i rikthimit” që u garanton shtetësinë izraelitë të gjithë cifutëve në mbarë botën.
Aktualisht rreth 50 përqind e hebrenjve që jetojnë në Izrael kanë lindur atje, ndërsa pjesa tjetër janë hebrenj emigrantë nga vendet arabe, ish-Bashkimi Sovjekti, Europa Lindore, Azia dhe Afrika.
Top Channel