King Kongu, Njeriu me Shenjë, Batman, Roki Balboa dhe pirati Xhek Sparrou janë disa nga personazhet më të famshëm të filmave hollivudianë që kanë “pushtuar” plazhin e Somersetit, në Angli.

Në brigjet britanike po zhvillohet konkursi vjetor i skulpturave me rërë dhe tema e këtij viti është Hollivudi.

Të tjerë personazhe janë ata të filmave të Harry Potter, Lord of the Rings, Toy Story dhe Ice Age.

Ky festival është organizuar për herë të parë në vitin 2006. Në edicionin e këtij viti marrin pjesë 20 skulptorë rëre nga 9 vende të ndryshme të botës. “Ekspozita” do të qëndrojë e hapur për publikun deri në muajin shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA