Në ëndrrat e saj, 14-vjeçarja Katelyn Norman do të gjente një ditë një
“Princ të Kaltër” që do ta bënte të ndihej e veçantë, do të kishte shumë
fëmijë, do të vizitonte Italinë dhe do të bënte një xhiro të gjatë, si
pasagjerja e një motori të shtrirë.

Megjithatë, lista e dëshirave të adoleshentes britanike u ndryshua
përfundimisht, në një kërcim të fundit, pjesëmarrje në ballon e maturës
dhe një ditë dedikuar motrave dhe vëllezëve të saj, pasi mësoi më parë
gjatë vitit se tumori në kockë, prej të cilit kurohej që nga 2012-ta,
tashmë ishte bërë i pashërueshëm.

Për fat të keq, teksa i mbeten
vetëm disa ditë të tjera për të jetuar, hapësira për Norman, për të
realizuar të gjithë ëndrrat e saj u ngushtua në mënyrë dramatike dhe me
mbrëmjen e maturës disa muaj larg, shokët e klasës vendosën t’i bënin
një surprizë prekëse.

Bashkëmoshatarët
“pushtuan” për disa orë spitalin ku Norman kurohet në Britani, për t’i
improvizuar në ato kushte një mbrëmje mature.

Duke nisur nga shoqëruesi i saj i veshur me kostum të bardhë,
trëndafilat, muzika dhe fishekzjarret, të gjitha ishin të pranishme për
t’i zbukuruar sado pak momentet e fundit të jetës, shoqës së tyre të
klasës, një gjest veçanërisht prekës, i cili fitoi edhe vëmendjen e
mediave vendase.


Ne fotot e gjendura ne profilin e saj ne “Facebook”, 14-vjeçarja perpara se te prekej nga tumori terminal

 

Top Channel