Sebastian Vettel e di mirë se nuk do të ndodhë asgjë e rëndë. Ka rrëmbyer 25 pikë, një fitore dhe kryesimin e Botërorit të Formula 1. Pjesa tjetër i intereson shumë pak, ose aspak. Sigurisht, do të qortohet, do të ruajë formën e mirë dhe asgjë më shumë…
Ndërsa Webber e ka kuptuar mirë dhe mund ta kujtojë gjithmonë se me çfarë ka të bëjë në pistë, kur bëhet fjalë për shokun e tij të skuadrës, tepër të ashpër dhe ambicioz.
Megjithatë, mbrapa apo brenda mosbindjes së Sebastian Vettel, ndoshta ka diçka tjetër. Ndërgjegjësimi se mund t’i lejojë vetes gjithçka, duke lejuar fitoren e botërorit të tretë radhazi “me”, por edhe “për” Red Bull-in, si dhe bindja se “martesa” e tij me këtë skuadër nuk është e përjetshme.
Në mediat italiane kanë folur prej kohësh për një kontakt me Ferrari-n, ata janë të bindur se pikërisht ngaqë është i bekuar me kaq shumë lavdi, raporti mes gjermanit dhe skuadrës së tij aktuale mund të jetë drejt fundit. Nëse do të jetë e mundur, një fund i gëzueshëm parapëlqehet.
Është pikërisht kjo “kreshtë”, ku mund të jetë duke udhëtuar “hakmarrja” e Webber. Të dy pilotët, në këtë aspekt, janë për t’u mbajtur nën vëzhgim. Nëse Red Bull do t’i lejojë Webber-it të drejtën e replikimit, kjo do të thotë se Red Bull po nis të mendojë për Webber dhe jo më për Vettel, si njëriun kyç të Botërorit 2013.
I vetmi kusht, që mund të favorizojë australianin qëndron në këtë fakt: në bindjen në rritje të Vettel, për t’u larguar. Gjë që detyron të mbajmë nën vëzhgim edhe një tjetër front, të afërt dhe kritik. Atë që sheh raportin mes Alonso-s dhe Ferrari-t, edhe në lidhje me lëvizjet e mundshme të Vettel.
Në Malajzi, në disa mënyra, u vu në skenë një “fotogramë” e merkatos së ardhshme. Gjurmët e tjera do të duhen të gjenden në pistat e tjera të këtij kampionati, më shumë se sa në deklaratat zyrtare bazuar në këtë atmosferë të nxehtë.
Top Channel