Të rrezikosh jetën vetëm për një foto

26/03/2013 00:00

T’i afrohesh kraterit të një vullkani kur ai është aktiv është tepër e rrezikshme, por kjo jo për një turiste të guximshme që rrezikoi jetën për të patur një foto-kujtim sa më afër grykë-hedhjes së llavës.

Momenti është kapur në një vullkan aktiv në lindjen e largët të Rusisë. Vullkani tërheq cdo vit qindra turistë që falë temperaturave minimale të ambientit, mund t’i afrohen disa metra larg vullkanit.

Fotografi rus, Denis Budkov prej vitesh shoqëron turistë në këtë zonë, por pranon se asnjëherë nuk kishte guxuar apo parë njerëz që t’i afroheshin kaq shumë flakës vdekjeprurëse.

“Isha duke udhëhequr një grup turistësh drejt vullkanit kur pashë gruan që për një foto i ktheu shpinën duke rrezikuar jetën. Prej shumë kohësh jetoj pranë këtij vullkani, por kurrë nuk kam parë një gjë të tillë më parë. Mbeta i habitur”, tha Budkov.

Top Channel