Këto foto të tmerrshme me ngjyra tregojnë kushtet e mjera në të cilat kanë jetuar viktimat e para të kampeve të përqendrimit të Hitlerit, kampe të cilat u ndërtuan në shkurt të vitit 1933 në Gjermani, menjëherë pasi Hitleri u bë kancelar.

Pamjet e postuara në ‘Vintage Everyday’ tregojnë “armiqtë” politikë të Hitlerit, të cilët u mbyllën në kampe përqendrimi dhe u torturuan vetëm disa javë pas ardhjes së tij në pushtet.

Në vitin 1934, Adolf Hitleri vuri në krye të këtij sistemi liderin e trupave SS, Heinrich Himmler.

Pas pushtimit të Polonisë nga Gjermania (shtator 1939) dhe fillimit të Luftës së Dytë Botërore, u bë i nevojshëm zgjerimi i këtyre kampeve, ku tashmë vriteshin kundërshtarët e Gjermanisë naziste.

Në periudhën 1939-1942, nazistët futën në kampe edhe njerëz të cilët i konsideronin si raca inferiore: romët dhe hebrenjtë. U ndërtuan dhomat e gazit për të vrarë sa më shumë të burgosur dhe në përfundim të Luftës së Dytë Botërore numëroheshin rreth 6 milionë persona të vrarë në këto kampe (polakë, ushtarë rusë, romë, homoseksualë dhe të tjerë të “padëshiruar”).

Top Channel