Përdoruesit e smartphone do të jenë në gjendje të bëjnë një jetë më të shëndetshme, nëpërmjet një aplikacioni, që tashmë do të jetë në gjendje të luftojë stresin.

Sistemi “Android Remote Sensing”, i zhvilluar nga Universiteti i Kembrexhit, është në gjendje të analizojë një grup të dhënash, nga të cilat analizon stresin potencial të përdoruesit.

Në përpunimin e të dhënave, aplikacioni merr parasysh vendndodhjen, motin, nivelin e zhurmës, ngjarjet e ndryshme në kalendar, emailet, tekstet dhe telefonatat e mbërritura apo realizuara.

Megjithatë, gjetja më interesante e këtij aplikacioni është ajo e analizimit të drejtshkrimit në email apo sms, pasi më parë, ekspertët kanë vërtetuar se shenjat e pikësimit, shkurtimet apo shkrimi i zhdrejtë e me gabime, është shenjë e qartë stresi.

“Ky aplikacion është ende në fillimet e tij, por kemi arritur të tejkalojmë problemin kryesor, atë që aplikacioni duhet t’i përshtatet nevojave të njeriut dhe jo e anasjellta. Duke analizuar të dhënat, potencialisht, aplikaconi mund të paralajmërojë përdoruesit për situatat stresuese që po zhvillohen, duke kontribuar në përmirësimin e shëndetit, pas marrjes së masave për të luftuar këtë situatë”, deklaroi një prej zhvilluesve kryesore të aplikacionit.

Top Channel