Shqipëria, vendi më homofob i Europës

25/03/2013 19:50

Shqipëria është vendi më homofob i  Europës, vlerësoi një raport i  Fondacionit “Shoqëri e Hapur” (Open Society), publikuar ditën e hënë.

Sipas këtij raporti, vendi ynë është ai që më pak aprovon stilin e jetesës së çifteve homoseksuale, biseksuale, transeksuale apo lesbike.

Sondazhi i  “Open Society” u realizua në 30 vende europiane dhe në Shqipëri, më shumë se gjysma e popullsisë, ose 53% e saj, u përgjigjën se “anëtarët e komunitetit LBGT nuk duhet të kenë të drejtën të jetojnë në mënyrën që duan”.

Nga ana tjetër, vendet më liberale për zgjedhjet seksuale janë Suedia e Holanda, ku vetëm 3% e popullsisë janë të mendimit se anëtarët e komunitetit LBGT nuk duhet të shprehin hapur preferencat e tyre seksuale.

Duhet thënë se me përjashtim të Kroacisë, Shqipëria ishte vendi i  vetëm i  Ballkanit Perëndimor i  marrë në studim, në një rajon ku besohet se homofobia ka përqindjet më të larta, krahasuar me të gjithë vendet e tjera europiane.

Top Channel