Në majë të piramidave të Egjiptit

25/03/2013 16:20

Një prej shtatë mrekullive të botës antike, piramidat e Egjiptit
qëndrojnë edhe sot krenare në shkretëtirën e Gizës, duke tërhequr çdo
vit me miliona turistë.

Megjithatë, ndërsa imazhet e piramidave janë të njohura për të gjithë,
askush nuk kishte guxuar më parë t’i fotografonte ato nga kulmi i tyre.

Kjo,
mbase sepse ekziston një bestytni, e cila thotë se kushdo që ngjitet
mbi piramidë, shkel mbi faraonët dhe si rrjedhojë mallkohet, duke u
shoqëruar me fatkeqësi të njëpasnjëshme deri në fund të jetës.

Megjithatë, më shumë se bestytnia, ajo që ndalon njerëzit të ngjiten në
majë është ligji, i cili e ndalon kategorikisht diçka të tillë dhe dënon
me gjobë këdo që tenton të thyejë këtë rregull.

Pavarësisht rregullave strikte, disa miq rusë, vendosën të mposhtnin
njëkohësisht gojëdhënat mbi mallikimin dhe ligjet egjiptiane, duke u
ngjitur gjatë natës në majën e piramidës më të madhe dhe të famshme të
nekropoleve të Gizës. 

Ata pritën deri në mëngjes, për të shkrepur një seri fotosh të rralla, të publikuar në disa prej mediave ndërkombëtare.

 

 

Top Channel