Kërcimitari invalid në Shqipëri

25/03/2013 00:00

Janë të paktë personat që edhe pasi janë përballur me situata të vështira, nuk kanë hequr dorë, përkundrazi ata nuk janë ndalur para asgjëje dhe kanë rinisur karrierën. Rick Rodgers është djali në karrigen me rrota që para disa vitesh pësoi një aksident.

“Përpara tre vitesh pësova një aksident, rashë nga gardhi nga një lartësi prej tre metrash dhe tani ja ku jam, në një karrocë për paralatikë”, tregon historinë e jetës së tij Rodgers.

Ai filloi të kërcente në fillimet e 2012-ës duke u bërë pjesë e një prej kompanive më të mëdha të kërcimit. Ja sesi arriti të bëhej pjesë e “Candoco”-s dhe të kapërcente vështirësitë e para: “Vallëzimi nuk m’u duk i vështirë. Përpara aksidentit isha një akrobat cirku. Gjëja më e mirë në jetë për mua ishte gjetja e kësaj pune, pasi tashmë kam një punë të qëndrueshme, që ka lidhje me interpretimin dhe mund të shijoj jetën time”.

Familja e Rick e mirëpriti lajmin sepse ndër të tjera ai filloi të ishte sërish shumë aktiv dhe të bënte një nga gjërat që i pëlqen më shumë.

“Familja ime u gëzua shumë që gjeta punë në vallëzim. Kam qenë gjithmonë një artist skenik, gjyshi dhe motra ime gjithashtu. Tashmë bëj atë punë që dua të bëj gjithmonë”, thotë Rick.

Sussana Recchia është një nga vajzat që e ka filluar kërcimin që në vogëli. Ajo performon së bashku me Rick Rodgers dhe sot na tregon eksperiencën e saj: “Më duket si një ëndërr e çmendur që bëhet realitet. Nuk besoj se shumë njerëz e kuptojmë çfarë bëjnë e një prej gjërave që bëjnë është që të ruajmë profesionalizmin, ndërsa paraqesim fizikalitete që nuk janë të lidhura gjithmonë me vallëzimin”.

Ka qenë pjesë e mbylljes së Lojrave Paraolimplike në vitit që kaloi dhe emocionet që ka përjetuar kanë qenë të jashtëzakonshme.

“Përfytyroni sikur të jesh ulur në një tryezë në mes të Oqeanit. Nga të gjithë anët ke 80 mijë persona që të shohin. Unë jam mësuar me paraqitjet në pjesën ballore, por në Lojra Olimpike skena është aq e madhe, sa duhet të përfytyroja sikur isha shumë e madhe, sepse në të vërtetë je mikroskopike në atë turmë”, shpjegon përfytyrimin e saj Recchia.

Ditë pas dite, Rick arriti të perfeksionohej dhe të ishte pjesë e hapjes së Lojrave Paraolimpike në Londër 2012.  

“Në ceremoninë e lojrave isha një nga ata që u shfaqen në skenë të lidhur me një litar”, thotë Rick.

Ata janë në Shqipëri dhe janë gati për të performuar para publikut shqiptar.

Top Channel