Kinë, të çmendur pas zonjës së parë

23/03/2013 00:00

Peng Liyan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, po bën për
vete zemrat e kinezëve, pasi kishte tërhequr “veshët” e tyre, përmes
profesionit të këngëtares.

Në rrjetet kineze të internetit po shtohen me ritme të shpejta komentet në favor të zonjës, sidomos tani që çifti presidencial ka mbërritur në Moskë, për vizitën e parë jashtë shtetit.

Një ditë më parë, shkruan shtypi kinez, shumë kinezë ishin ngulur përpara televizorit për të parë se si Peng Liyuan ishte veshur teksa zbriste në aeroportin e Moskës.

Që kur u shfaq në skaletën e avionit me të shoqin, fotot e saj të marra nga televizioni publik kinez kanë qarkulluar në rrjet duke çmendur përdoruesit e webit.

“Më në fund kemi një zonjë të parë të paraqitshme, për herë të parë që nga lindja e Republikës Popullore Kineze”, kanë shkruar shumë vetë në internet.

Ndërsa shumë të tjerë kanë nënvizuar se mënyra e saj e të veshurit dhe e të sjellurit ngjan me ato të kolegeve të huaja.

Top Channel