Zëvendëspresidenti amerikan refuzoi të puthte Papën

22/03/2013 12:00

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, bëri lajm duke refuzuar që të puthte unazën e Papës, në takimin me Shenjtërinë e tij, Françeskun, ditën e meshës përururese të mandatit të tij në Vatikan.

Për herë të parë, në një takim me amerikano-irlandezë në qytetin e Nju Jorkut, ditën e enjte, Biden shpjegoi se ka marrë një besim tredicional katolik në familje, duke mësuar se nuk duhet të puthë asnjë, përveç gruas së tij.

”Jam mësuar që të mos puth asnjëri veç bashkëshortes, qoftë Papë apo Mbretëreshë. Më parë, kur isha senator, gjithashtu nuk kam puthur dorën e Mbretëreshës së Anglisë dhe ajo i mirëkuptoi arsyet e mia”, shpjegoi Biden.

”Kur duhet të takoja vite më parë Papa Gjon Palin e Dytë, nëna më tha që të mos ia puthja unazën. E njëjta gjë vlen edhe për Papa Françeskun”.

Sipas Biden, zëvendëspresidentit me origjinë irlandeze, kjo kulturë e krishterë lidhet me “dinjitetin” e njeriut, që sipas fesë është i barabartë përpara Zotit pavarësisht pozicionit të tij.

Mbi bazën e këtij besimi, Biden shpjegoi se refuzon të përulet apo të puthë unazën e Papës, dorën e Mbretëreshës apo këdo tjetër.

Top Channel