Kripa “vret” 2.3 mln njerëz në vit

22/03/2013 00:00

Rreth 2.3 milion njerëz vdesin cdo vit në mbarë botën nga teprimi me sasinë e kripës që konsumojnë në ushqim.

Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur një grup studiuesish amerikanë. Kripa e tepërt shkakton infarkt, iktus dhe probleme kardiovaskulare. Gati 65 përqind e popullsisë globale konsumon dyfishin e sasisë ditore të kripës së rekomanduar nga mjekët, sasi që është 1.5-2 gram.

Grupi i shkencëtarëve të “Harvard School of Public Health” në Boston paralajmërojnë të gjithë qytetarët të kenë kujdes, sidomos me ushqimet e gatshme që merren nga supermarketet.

“Konsumojmë sasi të mëdha kripe pa e kuptuar. Vetëm 20 përqind e sasisë së kripës marrim me vetëdije, ndërsa pjesa tjetër e saj na mbërrin nga ushqimet e gatshme, sidomos ato të marra nga ushqimet e gatshme”, thuhet në studim.

Top Channel