Një grup turistësh gjermanë dhe afrikano-jugorë u vunë nën kërcënimin e një gjirafe që i ndoqi ata këmba-këmbës për më shumë se 3 kilometra, fatmirësisht pa lënduar njeri.

Aventura e pakëndëshme e turistëve u regjistrua në një park kombëtar të Afrikës së Jugut, ku turistët ishin zhvendosur mbi një mjet të tërhequr nga kureshtja për të parë nga afër botën e egër.

Ata thanë se panë luanë, zebra, leopardë e kafshë të tjera të rrezikshme në pjesën afrikano-jugore të Savanës. Gjithcka shkoi mirë, deri kur dy gjirafa papritmas u vunë në ndjekje të makinës së turistëve.

Fatmirësisht njëra prej tyre u dorëzua lehtë, ndërsa tjetra këmbënguli duke ndjekur për më shumë se 3 kilometra automjetin. Falë manovrave të shoferit, jeta e turistëve nuk u vu asnjëherë në rrezik serioz.

Një pjesë e ndjekjes është dokumentuar nëpërmjet një videoje të postuar në internet.

Gjirafat janë kafshë “paqësore”, të paktën kundrejt njerëzve dhe njohës të botës së egër dhe autoritetet e parkut në Afrikën e Veriut thonë se ky është rasti i parë që vërteton sjelljen agresive të tyre kundrejt njerëzve.

Top Channel