50 vjet nga mbyllja e Alkatrazit

22/03/2013 11:20

50 vjet më parë, Alkatrazi, burgu më i sigurt dhe një simbol i sistemit amerikan të vuajtjes së dënimit u mbyll përgjithmonë.

Që prej atëherë, burgu ku vuajti dënimin Al Capone dhe disa prej kriminelëvve të tjerë më të rrezikshëm në Shtetet e Bashkuara, popullohet nga turistë të vazhdueshëm dhe regjizorë filmash, të magjepsur nga historia e veçantë e Alkatrazit.

Institucioni riedukues, i ndërtuar me një ishull që dominon Gjirin e San Françiskos, me rastin e mbushjes së gjysmëshekulli jetë turistike, publikoi këtë të premte disa fotografi të rralla, të orëve të fundit të funksionimit të tij, në 22 mars 1963.

Top Channel