Pas lajmit se Whatsapp do të ketë një taksë vjetore edhe në iPhone, një
garë e vërtetë aplikacionesh ka nisur për të zëvendësuar shërbimin e
mesazheve falas.

Përveç Viber dhe Facebook Messenger, tashmë është edhe aplikacioni ChatON, për smartfonët “Samsung”, përmes të cilit mund të zhvillohen biseda në grup, të dërgohen foto, video dhe mesazhe zanore.

Tani, falë funksionit të ri “S Translator” të modelit të sapoprezantuar Galaxy S4, mesazhet do të mund të përkthehen në gjuhë të ndryshme.

Smartfoni i “Samsung” që lejon përdoruesit të kontrollojnë ekranin e tij 12,5 cm, duke përdorur vetëm sytë e tyre u lançua pak ditë më parë.

Galaxy S4 vjen vetëm 1 vit pas S3, një produkt i cili u shit në më shumë se 40 milionë njësi në mbarë botën.

Top Channel