Mesfushori norvegjez: Shqipëria, tepër e rrezikshme

21/03/2013 19:05

Mesfushori i kombëtares norvegjeze, Markus Henriksen, në një intervistë për faqen e “FIFA”-s, paralajmëroi se ndeshja kualifikuese me Shqipërinë do të jetë tepër e vështirë dhe e rëndësishme për fatet e grupit.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Shqipëria ka cilësi shumë më të mira nga ato që mendojnë disa. Në të vërtetë, ata janë një skuadër shumë e mirë, me aftësi dhe teknikë të lartë. Megjithatë, ne luajmë në shtëpi dhe kemi besim tek fitorja. Duhet të bëjmë gjithçka për të nisur sa më mirë këtë vit për kombërtaren, në ndeshjen e saj të parë zyrtare”, tha futbollisti i AZ Alkmarit në Holandë.

20-vjeçari theksoi gjithashtu se një sukses ndaj kuqezinjve, do të vendoset Norvegjinë në rrugën e duhur për të realizuar “ëndrrën e madhe”. “Pjesëmarrja në një Botëror me vendin tend është përvoja më e bukur që mund të ketë çdo futbollist. Fakti që ky Botëror zhvillohet në Brazil e bën edhe më të bukur këtë. Do të ishte e mrekullueshme nëse do të arrijmë t’ia dalim mbanë”, shtoi Henriksen.

Pas dy fitoresh dhe dy humbjesh në katër ndeshjet e para, ekipi ynë përfaqësues luan nesër në Oslo, përpara se të presë të martën Norvegjinë në Tiranë.

Të premten, do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit tonë, midis Sllovenisë e Islandës, ndërsa Zvicra e Qipro mbeten pushim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA