Lazio nuk përmbahet, pas Frattesit, romanët hedhin sytë nga Icardi
12/08/2026 20:30
Lazio po kërkon t’i dhurojë përforcime të rëndësishme Gennaro Gattusos.
Pas operacionit Frattesi që është gjithnjë e më shumë drejt mbylljes përfundimtare, bardhekaltrit tani kanë vënë në shënjestër pikërisht Mauro Icardin.
Sulmuesi argjentinas pas mbylljes së aventurës me Galatasaray ka mbetur pa kontratë dhe është në kërkim të një skuadre të re. Ish futbollisti i Interit e dëshiron një kthim në kampionatin italian. Që në muajin janar kur Juventus studioi mundësinë për të marrë Icardin, ky i fundit u shfaq i hapur ndaj këtij opsioni.
Tani sipas asaj që publikon Sky Sport, është pikërisht Lazio që po mendon për sulmuesin argjentinas për të përforcuar repartin e avancuar të saj.
Top Channel