Një prej skuadrave që po e ndiqte me vëmendjen më të madhe Rafael Leaon ishte Galatasaray, por duket se klubi nga Stambolli po largohet gjithnjë e më shumë nga futbollisti portugez.

Në fakt sipas gazetarit Florian Plettenberg, Galatasaray kanë përshpejtuar hapat e tyre në drejtim të një futbollisti tjetër që prej kohësh ishte alternativë e Leaos dhe bëhet fjalë për Gabriel Martinellin me Galatasarayin që mësohet se i ka bërë Arsenalit një ofertë prej 45 milionë Eurosh.

Pas murit të ngritur nga Milani që kërkonte 60 milionë euro për luzitatnin, turqit hodhën sytë nga braziliani i Topçinjve të Londrës duke e vendosur në krye të listës së dëshirave dhe tani e kanë me ngut që të mbyllin operacionin. Martinelli ishte edhe në shënjestër të Romës, por kjo e fundit në këtë moment është e përqendruar në gjetjen e kuadrit për transferimin e Rodrigo Mora.

Top Channel