Një intervistë kontradiktore e mbretit ngjalli irritim në Jordani, vetëm një ditë përpara se vendi i Lindjes së Mesme të presë vizitën historike të presidentit Obama.
Në një artikull të publikuar nga e përditshmja amerikane “The Atlantic”, Mbreti Abdullah citohej duke e cilësuar Vëllazërinë Muslimane në vend si një kult masonerie.
Gjithashtu, në artikull përshkruheshin të moshuarit e komuniteve fisnore rurale në Jordani si “dinosaur të vjetër”, ndërsa Mbreti akuzonte shërbimet e tij të inteligjencës, duke thënë se nuk mund të kishte besim tek kjo agjensi.
Ky artikull krijoi një tërmet të vërtetë mediatik brenda Jordanisë, duke dominuar debatin televiziv dhe faqet e para të gazetave ditën e martë,
Megithatë, një zyrtar i oborrit mbretëror përgënjeshtroi akuzat dhe përmbajtjen e tekstit. “Artikulli përmban shumë fallsitete dhe deklarata të nxjerra jashtë kontekstit”, deklaroi zëdhënësi.
”Përmbajtja e artikullit ishte një analizë që reflektonte pikëpamjet e autorit të tekstit, ndërsa madhëria e tij citohej në mënyrë të pasaktë dhe të pandershme”.
Top Channel