Me siguri e mbani mend tetë vjet me pare, lindjen e pazakonte te katërnjakeve: 3 djemve dhe nje vajze, ardhja ne jete e te cileve u bene qendra e vemendjes se medias ne ate kohe.

Albioni, Mario, Simona dhe Luisi ishin nje dhurate e papritur per çiftin Lindita dhe Renato Çala, të cilët thjesht prisnin të sillnin në jetë një fëmijë të dytë, pasi kishin një djalë.

Por, që në fakt, në mënyrë krejt natyrale, per çudine e te gjitheve, moren vesh se do te lindnin jo nje, madje as dy, por 4 katër fëmijë të tjerë njëkohësisht. Tashme, katërnjaket jane rritur. Ata kane shkuar në klasën e parë.

Albioni, më i madhi, vazhdon të jetë një tip i qetë. Mario, më i llastuari dhe më i dalluari në mësime. Simona më e urta dhe më e ndjeshmja. Luisi gjithmonë me probleme me të ushqyerit, por më i shkathëti nga të gjithë. Diferencat e bëjnë akoma më të vështirë edukimin e tyre.

“Mendimet i kanë të ndryshme, zihen me njëri-tjetrin, jo fletorja ime, jo lapsi yt. Është shumë e vështirë të kesh pesë fëmijë të vegjël, katër prej të cilëve në të njëjtën moshë”, thotë Lindita.

Por, pjesa e edukimit është po aq e lodhshme sa pjesa fizike. Për Linditën, është sfidë të kujdeset për fëmijët. Me pak fjalë i duhet të bëjë supernënën.

“Çdo gjë është shumë e vështirë, jo ti lash, jo ti ushqesh, se nuk është kollaj. Janë të gjithë për t’u veshur, do të mësojnë, sidomos tani që janë në klasë të parë. Duhet të ulem dhe të merrem me secilin”.

Pjesa me e veshtire e dites per te eshte mengjesi, kur i duhet te beje gati femijet per ne shkolle. Megjithatë, Lindita u është përkushtuar tërësisht atyre, 24 orë në ditë. Nuk mund të punojë pasi i duhet t’u shërbejë: t’i cojë dhe t’i marrë nga shkolla, t’i ushqejë, t’i lajë e t’i nderroje, t’i ndihmojë për mësimet dhe madje duhet dhe t’i argëtojë.

Ndërkohë, babai duhet të sigurojë të ardhurat për të rritur 5 fëmijë. Kjo është pjesa më e vështirë për famlijen Cala.

Ata mbahen me 20 mijë lekë të reja që u siguron rroga prej roje e babait dhe me një ndihmë prej 4 mijë lekësh të reja për secilin nga katërnjakët. Gjithësej, 36 mijë lekë të reja për këtë familje të bollshme, të cilët nuk do ia dilnin dot as per t’u ushqyer pa ndihmën e të afërmve.  

“Shpenzimet shkojnë 20-30 mijë të vjetra në ditë. Nuk i përballojmë dot kushtet. Vështirësia është e madhe, korrenti, shpenzimet, veshjet e fëmijëve, çantat, fletoret, të gjitha shpenzime janë, çdo gjë është e shtrenjtë”, ankohet nëna e katërnjakëve.

Lindita nuk shqetesohet per mundin, sa stresohet se si do ia dalë cdo dite për t’u kujdesur që fëmijët e saj të mos e ndjejnë shumë vështirësinë ekonomike.

Megjithatë, përpiqet që të fokusohet tek kenaqesia dhe dashuria që i japin fëmijët e saj që sigurisht është 4-fish më e madhe se e çdo nëne tjetër.

Unë them se jam nëna më e lumtur, kënaqësia shumë e madhe, sidomos kur vijnë nga shkolla të përqafojnë, kur ikin, kjo të lehtëson shumë

“Unë them se jam nëna më e lumtur në botë. Kur vijnë më përqafojnë, kjo ma bën ditën më të lehtë”, thotë Lindita.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA