Një “gjuetar” vullkanesh u bë dëshmitar i një momenti shumë të rrallë kur një rrufe goditi një vullkan në shpërthim.

Këto pamje nga afër të kësaj përzierjeje të mahnitshme janë kapur nga fotografi Martin Rietze.

Fotot janë marrë në afërsi të vullkanit Sakurajima, në jug të Japonisë. 45-vjeçari Rietze thotë: “Nuk është e lehtë të kapësh një rrufe që godet një vullkan. Duhet shumë durim sepse duhen disa ditë pritjeje.”

“Kur sheh pamje të tilla e kupton fuqinë e vërtetë të natyrës. Prita katër ditë për të shkrepur këto foto, por ia vlen sepse shumë pak njerëz kanë fatin të përjetojnë diçka të tillë”, shton gjermani.

Top Channel