KEIT realizon ëndrrën e Joridës

19/03/2013 18:50

Jorida Ibrahimi është një vajzë 31-vjeçare, e cila e ka pasur problem mbipeshën që në fëmijëri. Veçanërisht ajo kurrë nuk ka qenë e kënaqur me pjesën e kofshëve.

“Kam mbajtur dieta të ndryshme dhe kam frekuentuar palestrën, por nuk kam arritur kurrë rezultatet që doja”, thotë Jorida, e cila jo më pak problem ka pasur edhe gjoksin.

“Nuk ndihesha rehat me trupin tim. Problemi ishte se kur shkoja në dyqane për të blerë rroba, nuk mund të blija fustane të ngushta apo të shkurtra. Një kushërira ime më këshilloi të bëja ndërhyrje estetike tek klinika KEIT.”

Në konsultën me mjekët e klinikës, Jorida vendosi që përveç ndërhyrjes në gjoks dhe kofshë, të bënte një operacion edhe për qeskat e syve.

“Gjatë pritjes para operacionit po mendoja se sa do të zgjaste ndërhyrja dhe se si do të ndihesha, por nuk kisha frikë. Mbaj mend që kur u zgjova pas operacionit, kisha pak ftohtë dhe një përkujdesje të mahnitshme nga personeli i spitalit”, thekson Jorida.

31-vjeçarja shprehet shumë e kënaqur nga rezultatet e ndërhyrjeve estetike: “Më pëlqeu shumë vetja kur më hoqën fashot. Tani ndihem shumë mirë. Më pëlqen çdo gjë te vetja dhe mund të vesh çdo lloj fustani. I kam provuar rrobat e banjës edhe pse ka qenë periudhë dimri. Tani mezi pres verën që të shkoj në plazh”, thotë Jorida.

Top Channel