Avari elektrike në Fukushima

19/03/2013 00:00

Një avari elektrike në centralin bërthamor të Fukushimas, i goditur nga tsunami i dy viteve më parë në Japoni, ka ndikuar që sistemet e ftohjes të shpenzojnë më shumë karburant.

Një njoftim nga operatori Tepco bënte të ditur se shkaku i avarisë elektrike, që nisi në 18:57 të së hënës (10:57), ishte ende duke u vlerësuar.

Ndërprerja e energjisë goditi pellgjet e karburantit në reaktorët 1, 3 dhe 4, por reaktorët ftohës nuk u prekën nga kjo avari, e cila është restauruar pjesërisht.

“Nuk ka asnjë rrezik të menjëhershëm, pasi do të duhen 4 ditë që pellgu më i nxehtë të arrijë limitet e shpëtimit”, deklaroi më herët Tepco.

“Jemi duke u përpjekur të rikthejmë energjinë deri atëherë”, tha zëdhënësi i Kompanisë së Energjisë Elektrike të Tokios (Tepco), Kenichi Tanabe.

Temperatura në pellgun më të nxehtë të karburantit, në njësinë 4, ishte 30,5 gradë celcius mëngjesin e së martës, sipas Tepco, mjaftueshëm nën limitin e rrezikshmërisë prej 65 gradësh.

Dy pellgjet e tjera në njësitë 1 dhe 3 kishin temperatura më të ulta dhe do të kërkonin më shumë kohë për të kapur limitet e rrezikshmërisë, saktësoi zëdhënësi.

Megjithatë, nga avaria ishte prekur gjithashtu edhe një grup i përbashkët i magazinimit, sipas raportimeve nga Japonia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA