Christina Milian “ndan” me fansat trupin e saj
18/03/2013 13:30
Ka rënë në peshë pas lindjes së fëmijës së saj të parë dhe Christina Milian ka vendosur të ndajë me ndjekësit në Twitter frytet e punës së saj në palestër duke postuar foto me bikini.
Këngëtarja e rrymës R&B po kalon aktualisht disa ditë pushimi dhe puna e vetme që po bën është postimi në rrjet i pozave seksi me dy nga shoqet e saj.
31-vjeçarja ka nënshkruar një kontratë me studion e reperit Lil Wayne vitin e kaluar dhe pritet që këtë vit të nxjerrë në treg albumin e ri.
Milian ka një vajzë 2-vjeçare me ish-bashkëshortin e saj, nga i cili u divorcua 9 ditë pas lindjes së fëmijës.
Top Channel