Etleva: Big Brother, eksperiencë e papërsëritshme

17/03/2013 14:55

“Është një eksperiencë e papërsëritshme që e kisha ëndërruar gjithmonë. E kam shijuar dhe kjo ka rëndësi.”

Kështu është shprehur Etleva, e eliminuara e radhës nga shtëpia e Big Brother, në studion e ‘Fan Club’. Vajza nga Miloti shpjegoi edhe zgjedhjen e familjes para dashurisë: “Duke parë që familja ime nuk ishte e lumtur me historinë time të dashurisë, as unë nuk mund të isha e lumtur. Ishte një zgjedhje e vështirë, por jam e lumtur që kam një familje që më do dhe e dua.”

“Për momentin jam beqare dhe i kam marrë me sportivitet debatet në shtëpi në lidhje me këtë temë. Më kanë ngacmuar mbi lidhjen time dhe mbi faktin që jam “single”, por unë nuk doja të flisja mbi jetën personale”, theksoi Etleva, e cila mendon se ka bërë miq në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Kam bërë mik Shpendin, Gjinin, Elonën, Arsimin, Ilirin, Oltën dhe Joanën. Vetëm për Anaidin kam pasur antipati”, tha vajza nga Miloti, e cila do të mbahet mend edhe për debatet mbi ushqimin.

“Nuk mendoj se do të mbahem mend vetëm nga e ngrëna. E kam deklaruar që më pëlqen të ushqehem mirë, por nuk haja vetëm unë. Duhet të them që buxheti shpenzohej shumë nga të tjerët me cigare e çokollata”, nënvizoi Etleva.

Top Channel