Bashkëshortja: Asnjë problem për të shkuarën e zhigoloit

17/03/2013 13:25

Mbrëmja e së shtunës, në “Big Brother 6”, ishte e mbushur me surpriza të shumta. Etleva ishte banorja e larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ndërsa dy konkurrentë të tjerë iu shtuan lojës.

Megjithatë, ngjarja që tërhoqi më shumë vëmendje ishte zbulimi i sekretit më të mistershëm nga të gjithë, ai i zhigolosë.

Ishte Marselino, ai që pranoi drejtëpërsëdrejti se në të shkuarën, ka jetuar duke u prostituuar.

Një sekret që nuk ishte i njohur as për bashkëshorten e tij, e cila e mori vesh nga televizori këtë pjesë të fshehtë të të shkuarës së partnerit.


Marselino rrefen sekretin e tij gjate shfaqjes se “Big Brother”

Megjithatë, në “Fan Club”, bashkëshortja e Marselinos, e cila shprehu mbështetjen për të duke u futur në shtëpi ditën e shtunë, rikonfirmoi mbështetjen për partnerin e saj.

”Për mua nuk ishte e vështirë të mësoja se cili ishte sekreti i tij”, tha Liljana. “Në fakt, vetëm pak sekrete kishin mbetur pa u zbuluar dhe më shkoi mendja se cili mund të ishte. Megjithatë, kjo gjë nuk ndryshon asgjë në marrëdhëniet tonë”.

E vendosur për të përkrahur bashkëshortin e saj, Liljana shtoi: “Për mua Marselino është ai i tre viteve që ka me mua dhe jam e sigurt që nuk do të rikthehet më kurrë në atë profesion. Ai tha se djali ishte ai që e shpëtoi, kjo tregon se ai tashmë është ndarë përfundimisht nga e shkuara e tij. Nuk më pëlqen ajo që ka bërë, por nëse unë jam në rregull me atë që ai ka bërë, përse duhet ta kenë problem të tjerët?”.

Në pjesëmarrjen e saj në “Fan Club”, Liljana u shpreh përkrahesë edhe për afrimitetin që Marselino ka formuar me disa prej konkurrenteve brenda shtëpisë, ndërsa vlerësoi si konkurrentët më të fortë, përveç bashkëshortit, edhe Anaidin e Jonidën.

Top Channel