Steven Seagal është mjaft i zënë me punë. Ai po promovon një pije
energjike, budizmin si një murg i vërtetë, por edhe duke angazhuar roje
vullnetare të armatosura në shkollat e Arizonës, për të mbrojtur
njerëzit e mirë të Luizianës, si një oficer i paqes në reality shown e
tij “Steven Seagal: Lawman”.

Por jo vetëm kaq, Steven bredh nëpër Shtetet e Bashkuara duke performuar me grupin e tij muzikor blues dhe xhiron ndonjë film herë pas here.

Megjithatë, ai nuk është kurrë i zënë për t’i dhënë një dorë mikut të tij të ngushtë, presidentit rus Vladimir Putin. Seagal dhe Putin u panë të kalonin kohë bashkë ditën e mërkurë.

Putin po përballet me çështjen e vështirë të rënies së popullsisë së Rusisë, duke inkurajuar qytetarët për një stil jetese më të shëndetshëm.

Dhe, si pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit për rëndësinë e fiskulturës, Putin u shfaq për një foto në akademinë e re të arteve marciale në Moskë, përkrah aktorit të njohur të Hollivudit.

Putin ka bërë thirrje së fundmi për ringjalljen e GTO-së, një program edukimi fizik i prezantuar nga Joseph Stalin në vitin 1950, që do të thotë “Gati për Punë dhe Mbrojtje”.

Teksa presidenti vëzhgonte atletët rusë të bënin ushtrime të arteve marciale, Seagal ishte ulur përkrah tij, duke vlerësuar lëvizjet e atletëve.

Seagal zbriti gjithashtu në tapet për të bërë një demonstrim, gjithësesi duke zgjedhur të tregojë disa lëvizje të thjeshta me një student, me ndihmën e një përkthyesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA