“Vajza Playboy” kthehet infermiere

15/03/2013 16:30

Një prezantuese bukuroshe në televizionet austriake ka lënë karrierën në botën e spektaklit për tu kujdesur për pacientët me sëmundje të pashërueshme.

Cathy Zimmermman, 31 vjeç, e bëri këtë lajmërim nëpërmjet pozave gjysmë-nudo për revistën për të rritur ‘Playboy’.

Austriakja theksoi se këtë vendim e mori pasi u kujdes për nënën e saj, pasi kjo e fundit iu nënshtrua një operacioni të vështirë: “Pas operacionit të mamasë sime vitin e kaluar, diçka ndryshoi. Tani mundohem të largohem nga çdo gjë e keqe që kam rreth vetes: miqtë e këqij, lidhjet e këqija ose punët e këqija. E kuptova që këto gjëra të çojnë dëm jetën.”

Tashmë, Cathy është vullnetare në spitalet e Vjenës. Sipas një zyrtari të Karitasit Katolik, ish-prezantuesja i qëndron pranë të moshuarve në ditët e fundit të jetës duke dëgjuar historitë e tyre.

 

Top Channel