Beyonce di se si të “fusë një marsh” më shumë në të gjithë spektaklet e saj, në të cilat këngëtarja është dalluar për spektaklin dhe emocionet që është në gjendje të transmetojë.

Nëpërmjet linjave fanastike dhe talentit të saj, 32-vjeçarja nuk ka pasur nevojë për shumë aksesorë të tjerë për të bërë të vetën turmat.

Megjithatë, këngëtarja amerikane tregoi se është në gjendje që të “rrisë marshet” edhe në jetën reale, pasi postoi një foto në një rrjet shoqëror në drejtimin e një motoçiklete.

Një foto me efektin bardh e zi, ajo e këngëtares ishte bërë mbi një motor të vogël klasik italian, të markës Marzocchi.

Midis fotove të postuara, këngëtarja përfshiu edhe atë në një studio me një koleksion të vjetër radiosh apo me me një tastierë klasike.

Top Channel